Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Fabrikoni të pavërteta", Rama akuza opozitës: Ndjej neveri, jeni bërë zëdhënës të panikut!

"Fabrikoni të pavërteta", Rama akuza opozitës: Ndjej
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shkak të situatës së krijuar pas vetëhedhjes së pacientit të 4 të infektuar nga një spital COVID.

Rama reagoi ashpër ndaj opozitës përsa i përket situatës së pandemisë. Ai e cilësoi propagandën e opozitës- sipas tij- si një qëllim ogurzi për të nxitur panik.

"Për të folur që nga situata shëndetësore dhe se çfarë ësht ëbërë dhe se çfarë do të bëjmë për shëndetësinë.

Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku  shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe.

Janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash sajesash abuzimesh  dhe një propagande të shfrenuar.

Po udhëheqin në këtë front që është një fron që Shqipëria ka një pjesë aq të vogël sa ç’është vetë.

Është e pajustifikueshme me asgjë që sot tu  thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps çka nuk është e vërtet, që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk  është e vërtet edhe mund të ishte siç ka ndodhur në vend e shumë më të zhvilluara në spitale më të famshme botërisht por nuk është e vërtet që mjekimi bëhet në autoambulanca falë edhe ndihmës këtu të ndonjë me ide që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë që edhe mund të ishte por nuk është e vërtet. Që Shqipëria po vjedh dhe prandaj rritet nr i  vdekjeve, kjo është absurde sepse fakti është se numrat po rriten kudo.

Po vjedh kancelarja gjermane, ajo britanike, qeveria franceze. Është një absurd. Këtë e bëjnë për të mbjellë panik, shumë vulgare dhe e dënueshme", tha Rama.

Të fundit