Flash News

Ditari i Maxhorancës

Falje e gjobave ndaj bizneseve, Rama: Nuk është bërë deti kos!

Falje e gjobave ndaj bizneseve, Rama: Nuk është bërë deti
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur përsa i përket ndihmës së qeverisë ndaj bizneseve për të përballuar situatën e vështirë të pandemisë.

Në konferencën për gazetarët, i pyetur nëse qeveria do marrë parasysh ankesën e bizneseve për faljen e gjobave dhe shtyrjen e kamat vonesave gjatë pandemisë, Rama tha shkurt se nuk është bërë deti kos.

Për sa i përket shpërblimeve për pensionistët, Rama tha se akti normativ do të kalojë nesër dhe shpërndarja do të fillojë sa më shpejt.

"Së pari për pensionistët, akti normativ do të kalojë nesër dhe rimbursimi do të nisë menjëherë dhe do të përfshijë të gjithë pa përjashtim. Shuma 34 milion dollarë dhe do të shpërndahen një orë e më parë. Përsa i përket bizneseve duhet të them shumë thjesht pa hyrë në detaje se bizneset kanë pasur dhe do të kenë mbështetjen tonë, pa diskutim të gjitha lehtësimet e mundshme, por atyre 3-4 figurave të njohura që dalin e i japin zë bizneseve dua që t'iu përsëris që deti nuk është bërë kos. Thjesht si informacion. Meqë shkoj dhe në Durrës thuajse çdo ditë. Nuk më rezulton që është bërë kos",- tha Rama.

Të fundit