Flash News
U gjet i pajetë në banesë, policia: I moshuari në Zall-Bastar është vrarë
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Çfarë fiton Shqipëria duke ndihmuar Ukrainën? Rama: Po e bëjmë për veten tonë
Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se çfarë përfiton Shqipëria duke ndihmuar Ukrainën.
Rama tha se Shqipëria e ka bërë për veten pasi ndjehet e kërcënuar për të ardhmen e saj.
Sipas Ramës, çelësi është që të bashkohen me Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë të ketë bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit.
“Ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje të cilat nuk janë hua. Nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi, nuk u kemi kërkuar të paguajnë mbrapsht nga mundësitë tona modeste. Jemi të vetëdijshëm që kjo është diçka shumë e vogël, sepse po e bëjmë për veten tonë. Drejtpërdrejtë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për gjithçka që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam një të ardhme në BE, duam BE-në, nuk duam ta shohim të shpërbërë pasi të hyjë në një luftë të brendshme për vlerat apo veprimet e justifikuara apo jo.
Ka pasur shumë sanksione ndaj Rusisë. Problemi është se nëse i merr një të varfri diçka nuk është se kjo do e bëjë të ndryshojë mendjen, por nëse ia merr të pasurit ai do të humbasë mendjen. Për ne ky është çelësi, ne kërkojmë të bashkohemi me BE, por në të njëjtën kohë kërkojmë bashkëpunim të plotë me rajonin. Ne jemi brenda BE fizikisht, por jashtë politikisht, ndaj duam të integrohemi plotësisht dhe nuk duam që ky organizëm të shpërthejë ose nuk do të kemi një të ardhme. BE nuk është parajsë, por nuk ka dyshim që është një ferr i gëzueshëm, jo një ferr i përgjakshëm”, u shpreh ai.