Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çfarë ndodh nëse Meta nuk njeh shkarkimin? Balla: Më 24 korrik vjen presidenti i ri

Çfarë ndodh nëse Meta nuk njeh shkarkimin? Balla: Më 24

Shkarkimi i presidentit, Ilir Meta, për Taulant Ballën është i padiskutueshëm. Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se më 24 korrik vjen presidenti i ri.

"Më 24 korrik hyn presidenti i ri. Fitore të tilla pastë përditë", u shpreh Balla.

Sa i përket deklaratave të Meta, se nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit, Balla u shpreh se vendimet e gjykatës nuk interepretohet, por zbatohet. Sipas tij, Meta në këtë rast nuk ka zbatuar Kushtetutën.

"Nuk është surprizë që presidenti nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse Meta nuk ka zbatuar Kushtetutën. Këtu kuadri kushtetues ekzistues nga i cili buron e gjithë pjesa tjetër e marrëdhënieve, nuk ka një mekanziëm zhvllokues. Kemi një Gjykatë Kushtetuese që është e kompletuar plotësisht. Unë men doj se ka ardhur koha për një kulturë dhe qasje tjetër me o0rganet e drejtësisë. Koha kur pollitika i bënte karshillik drejtësisë ka përfunduar.  Vendimi i Kushtetueses nuk nuk ka interpretim, por zbatohet", tha Balla.

Të fundit