Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çfarë nuk shkon me PS në Shkodër? Gjiknuri: Nuk është tragjedi që nuk e fituam

Çfarë nuk shkon me PS në Shkodër? Gjiknuri: Nuk

Kur na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet lokale, sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është pyetur nga gazetarët se çfarë nuk shkon me socialistët në Shkodër.

Gjiknuri tha se zgjedhja mbetet e qytetarëve, por shtoi se ‘nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra nga PS’.

"Jeta na mëson që njeriu duhet të vazhdojë të përpiqet të bëjë më të mirën, derisa qytetarët e Shkodrës ta kuptojnë që do të ishte më mirë për ta që të drejtohej nga një kryebashkiak socialist. Por në fund të fundit njerëzit bëjnë zgjedhjen e tyre, ne nuk duam të dominojmë çdo kënd.

E rëndësishme është që PS të paraqesë alternativën e saj që ne besojmë është më e mira, por në fund e gjykojnë qytetarët. Nuk është tragjedi që nuk u fitua Shkodra, fatkeqësisht nuk më vjen mirë sepse mund të ishte më mirë për qytetarët e Shkodrës që të drejtohej nga socialistët”, tha Gjiknuri, ndërsa sot në Shkodër Elisa Spiropali u prezantua si drejtuese e re e politike e këtij qarku.

  

Të fundit