Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çfarë përfiton Shqipëria nga marrëveshja e refugjatëve? Rama: Nuk kemi kërkuar asnjë euro

Çfarë përfiton Shqipëria nga marrëveshja e

Rama: Ky proces i përfshirjes të Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo i anëtarësimit të saj në BE, si edhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandorinë e të imponuarve ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleatë strategjikë në BE, SHBA-të, ashtu siç ka të gjitha të mirat ka edhe pjesët që është sfiduese.

Ne mund të thoshim jo siç thanë të gjithë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirën e fatit. Por duke qenë një vend që jemi në NATO, ama jemi të vetëdijshëm që nuk kemi fuqi ushtarake që të kontribuojë për të përvaktuar fatet e luftërave, na takonte ne edhe për traditën tonë. Jemi i vetmi vend në Evropë që kemi pasur më shuëm hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore. Prandaj ne bëmë atë gjest që nuk ishte i kalkuluar për një interes, as për të menduar se çfarë do të fitojmë ne nga pikëpamja ekonomike. Ne po paguajmë për qëndrimin e qindra afganëve. Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund t’i imagjinoja se çfarë fshihet pas marrëveshjes. Ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro sepse në momentin që do kërkonim euro, ne nuk do të ishim ne.

Të fundit