Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çfarë pritet në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS? Spiropali: Duhet t’u ofrojmë qytetarëve një parti më të hapur

Çfarë pritet në Kongresin e jashtëzakonshëm të
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për atë që pritet të ndodhë në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS, më 12 qershor.

"Një ndryshim të strukturave, një formatim të ri", u shpreh Spiropali, teksa shtoi se: E dimë se nuk mund të rrimë në vend pas fitores, duhet t’u ofrojmë qytetarëve një parti më të hapur. Të jemi të përgatitur për zgjedhjet lokale dhe qeverisja që është një betejë e vazhdueshme për të përmirësuar shërbimet

E pyetur nëse e sheh veten në kabinetin e ri qeveritar, ajo tha për “Kjo Javë” se vendimi i takon kryeministrit.

“Unë jam në kabinet, nder i madh që jam zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Do bëj detyrën time. Është totalisht në diskrecionin e kryeministrit të zgjedhë kabinetin”, deklaroi ajo.

Të fundit