Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Fasha 800 kWh nuk hyn në fuqi në tetor’, Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë

‘Fasha 800 kWh nuk hyn në fuqi në tetor’, Rama

Fasha 800 kWh nuk do të hyjë në fuqi në muajin tetor sikurse pritej. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi në Facebook. Kujtojmë se pak ditë më parë, ERE vendosi që çdo abonent familjar që konsumon mbi 800 kWh do ta paguaje energjinë me një çmim prej 42.95 lekë/kWh.

Sipas Ramës, në marrjen e këtij vendimi ka ndryshuar rënia e temperaturave, kursimi i energjisë nga konsumatorët familjarë dhe përmirësimi i situatës në hidrocentralin Fierzës si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kWh. Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Kemi pasur përmirësime në Fierzw, aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kWh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.

 

 

 

Të fundit