Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk ka fashë energjie as për nëntorin, Rama: Do presim, inflacionin s’e provokoi qeveria

Nuk ka fashë energjie as për nëntorin, Rama: Do presim,

Kryeministri Edi Rama foli nga Përmeti për shtyrjen e fashës së energjisë elektrike.

Rama u shpreh se edhe për muajin nëntor fasha nuk do të vendoset duke pritur të krijohet një mundësi tjetër. Rama tha se nëse qeveria nuk do të kishte mbrojtur çmimin e energjisë, si bizneset edhe familjarët do të kishin falimentuar.

“Inflacioni i luftës nuk është një forcë të cilën mund ta asgjësosh, nuk është një prodhim i brendshëm, është një flamë që vjen dhe e mbështjell të gjithë vendin, nuk është qeveria që e ka provokuar, por nga ana tjetër qeveria është aty për të bërë atë që është e mundur. Në rast se ne nuk do të kishim mbrojtur çmimin e energjisë elektrike në të gjitha bizneset tuaja, pseja më e madhe e juaja do të kishin falimentua, sepse vetëm çmimi i energjisë do e bënte të pamundur aktivitetin. Shikoni se çfarë ndodh në vende më të përparuara sa ne, çdo ditë mbyllen biznese. Për ne është jetike të mbrojmë këtë dimër të vështirë familjet dhe bizneset e vogla e të bëjmë diçka më shumë për bizneset e mëdha që nuk e kanë të lehtë. Kemi vendosur një fashë që është më se e mjaftueshme për konsumin familjar. U krijua një mundësi për ta shtyrë e për të mos e vënë në tetor sepse patëm një ulje të konsumit sipas nesh jo vetëm për shkak të motit që e bënte të qëndrueshme as ftohjen e as ngrohjen. Patëm edhe reshje, jo të mjaftueshme. Edhe për muajin nëntor po rrimë e po presim nëse do të na krijohet ndonjë mundësi, që për momentin nuk e kemi”, tha Rama.

Kujtojmë se vendosja e fashës 800 kWh nënkupton se ata abonentë familjarë që shpenzojnë mbi limit, do të tarifohen më shtrenjtë se të tjerët. Qeveria vendosi ta tërheqë fashën e energjisë me argumentin se kishte më shumë prurje në hidrocentrale dhe se qytetarët ishin ndërgjegjësuar për kursim.

 

Të fundit