Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fasha energjetike, zv.ministri tregon nëse do të hyjë në fuqi në dhjetor

Fasha energjetike, zv.ministri tregon nëse do të hyjë në

Zëvendësministri i Energjetikës, Iir Bejtja, ka treguar nëse fasha energjetike 800 kWh do të hyjë ose jo në fuqi në muajin dhjetor.

Bejtja tha në A2 CNN, se fasha nuk do të hyjë në fuqi as për dhjetorin duke parë edhe sasinë e reshjeve të shiut që kanë rënë këto ditë.

Zv.ministri tha se nëse vazhdon e njëjta situatë me reshjet nukk do të jetë e nevojshme vendosja e fashës.

“Fasha do të hyjë në fuqi vetëm nëse jemi në kushte importi të thelluar. Import i thelluar është mbi 40% me çmime tejet të larta. Së shpejti, në fund të janarit, futet në punë edhe TEC-i në Vlorë, me 100 mega. Nëse vijojmë me të njëjtën situatë reshjesh, situata është mëse optimale dhe nuk kemi arsye ta aplikojmë fashën 800. Kjo fashë ka karakter edukativ. Në 1 dhjetor nuk hyn në fuqi fasha”, tha Bejtja.

Të fundit