Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fatos Nano feston 70-vjetorin, dalin foto të ish-kryesocialistit në darkën familjare

Fatos Nano feston 70-vjetorin, dalin foto të ish-kryesocialistit në

Ish- kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano feston sot 70 vjetorin e lindjes.  

Ish-kryesocialisti e ka festuar 70-vjetorin mes familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka publikuar disa foto dhe momente nga darka mes tyre.

Fatos Nano feston 70-vjetorin, dalin foto të ish-kryesocialistit në

“Mentori im!
Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!
Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!
Shëndet e jetë të gjatë!”, shkruan Krali.

Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai ishte lideri dhe themeluesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe 1997 deri në 2009.

 

Të fundit