Flash News

Ditari i Maxhorancës

Faturat e paguara nga Zoto, Ahmetaj: Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër

Faturat e paguara nga Zoto, Ahmetaj: Dikujt nuk i kanë pëlqyer

Ish-ministri i Brendshëm Arben Ahmetaj ka reaguar sërishpër akuzat e fundit se bashkë me bashkëshorten e tij ka qëndruar në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto.

Në një reagim për emisionin “Të Paekspozuarit”, Ahmetaj mohoi të ketë qëndruar në hotele të paguara nga Zoto. Ai tha se ndoshta dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër ose bëhet fjalë për gjobvënie.

Ahmetaj tha se dokumentet e publikuar në media nuk janë origjinalë.

“Nuk jane dokumenta origjinale. As kam udhëtuar e as kam perdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër.  Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie. Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj. 

Të fundit