Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fikin telefonin ose kërkojnë helikopter nga plazhi”, Peleshi për zjarret: Kryebashkiakët të mos i bëjnë pushimet në gusht

“Fikin telefonin ose kërkojnë helikopter nga plazhi”,

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në takimin me kryebashkiakët për situatën e zjarreve ka thënë se ka nga ata që kërkojnë helikopter për shuarjen e flakëve, ndërkohë që janë me pushime.

Madje Peleshi tha se mirë është që pushimet të mos i bëjnë në gusht. Ai kërkoi bashkëveprim dhe jo që të fiken telefonat, kur një prej bashkive ka nevojë.

Peleshi tregoi se vjet ka ndodhur që kryetari i bashkisë nuk ka qenë në zyrë, kur ai ka shkuar për të parë situatën e zjarreve.

“Ka bashki ku kjo funksionon perfekt, ka dhe bashki që fikin telefonin e thonë nuk është zjarri im dhe nuk përgjigjen. Nëse do funksonojmë si e thame e të kuptoni që përgjegjësia e ruajtjes së territorit është e bashkive, FA janë në mbështetjen tuaj.

Nuk është detyra jonë e ju na mbështesni, se shpesh kështu kuptohet që nga toni me të cilin flet kryetari i bashkisë që merr në telefon për helikopterin pa lëvizur as gishtin vet e në ndonjë rast dhe nga plazhi thonë zoti ministër ku është helikopteri.

Vitin e kaluar kam shkuar vetë unë aty e nuk kam gjetur as kryetarin as perfektin kam pyetur e më kanë thënë janë me pushime. Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht, për mendimin tim ne nuk u urdhërojmë dot por sugjerimi do jetë që se cili prej nesh duke nisur nga unë e gjithë kryetarët e bashkive të jemi alert mos mungojmë kur ka emergjenca”, deklaroi ministri.

 

Të fundit