Flash News

Ditari i Maxhorancës

Filloi të bërtasë në Parlament, Hysi irritohet me deputetin e opozitës: Fatkeqësi e madhe që vjen në Kuvend! Je i përjashtuar nga seanca

Filloi të bërtasë në Parlament, Hysi irritohet me deputetin
Në foto: Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, është përfshirë në një debat të ashpër me deputetin Erion Piciri, i cili ka përfunduar me përjshtimin e tij nga seanca dhe ndërprerjen për disa minuta të Kuvendit.

Z. Piciri iu kam dhënë 3 masa disiplinore dhe kam bërë kërkes për në sekretariatin e rregullores. Pra ‘tërheqje vëmendje’, ‘ vërejtje’ dhe ‘heqje e të drejtës së fjalës në këtë seancë’”, ka thënë Hysi, duke i kërkuar deputetit të ndalojë dhe ftuar deputeten Edlira Bode të marrë fjalën.

Ndërkohë që Bode fliste për censusin e popullsisë dhe të banesave, Piciri ishte duke mbajtur një tjetër deklaratë paralelisht nga vendi, duke krijuar problematikë në sallën e Kuvendit.

Në këtë moment, e irrituar tej mase me sjelljen e deputetit, Hysi ka ndërhyrë menjëherë duke e përjashtuar atë nga seanca.

Sipas Hysit, është një fatkeqësi e madhe që ai ndodhej si deputet për përfaqësuar qytetarët shqiptar në parlament.

Ju përjashtoj nga seanca z/Piciri. Është fatkeqësi që vini në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësi e madhe, ju përjashtoj nga seanca plenare. Një minutë pushim, ndërpritet seanca. Ju lutem dilni nga seanca”, tha Hysi.

Filloi të bërtasë në Parlament, Hysi irritohet me deputetin
Në foto: Deputeti Erion Piciri duke bërtitur në sallën e Kuvendit

 

Të fundit