Flash News

Ditari i Maxhorancës

Finalja e UECL 'paralizon' Tiranën, Çuçi: Bankat e bizneset private të jenë pushim, mos ejani nëse s’keni biletë

Finalja e UECL 'paralizon' Tiranën, Çuçi: Bankat e

Kryeqyteti po përgatitet për finalen e Conference League e cila do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Air Albania’ mes dy skuadrave, Roma dhe Feyenoord.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli sot për masat që po ndërmerren me qëllim ruajtjen e rendit në kuadër të finales. Çuçi kërkoi nga institucionet private si bankat apo zyrat e ndryshme, që datën 25 Maj ta bëjnë pushim.

Nga ana tjetër, ministri i bëri thirrje qytetarëve të mos vijnë në Tiranë të mërkurën në rast se nuk kanë biletë për të ndjekur finalen.

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë.

I bëj thirrje të gjithë bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimet, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.

Ne kemi marrë masa që çdo tifoz mik ti ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë. E përsëris edhe njëherë. Në Tiranë mos hajdeni, nëse nuk keni një biletë për ndeshjen sepse do të jetë e bllokuar. Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma”, tha Çuçi.

Të fundit