Flash News

Ditari i Maxhorancës

Financimet ruse, reagon Rama: Politika e ka bërë zgjedhjen e vet. Drejtësia e trajtoi çështjen por nuk dha përgjigje

Financimet ruse, reagon Rama: Politika e ka bërë zgjedhjen e vet.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen e financimeve ruse në vendin tonë, ku sipas një raporti amerikan thuhej se PD kishte marrë 500 mijë dollarë gjatë drejtimit të Lulzim Bashës në 2017-ën.

Sipas Ramës në një komunikim online me gazetarët dhe qytetarët, politika e ka bërë zgjedhjen e vet dhe se drejtësia nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj çështje.

“PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës. Dua tu kujtoj se ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA se kjo nuk është një temë e re, kjo është një temë që kur ne e kemi trajtuar shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjektë pasi e konsiderojnë si një tjetër gur në luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur.

Askush prej një mase të madhe përveç PS nuk ka marrë përsipër që të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe. Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre.

Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje. Sot shoh shumë që janë të tronditur! Detyra e tyre nuk është se sa herë flas unë apo PS, të skërmisin dhëmbët dhe të lëshojnë fjalë të rënda duke përqeshur çdo gjë që ne themi për kundërshtarët”, deklaroi Rama.

 

Të fundit