Flash News

Ditari i Maxhorancës

Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali, Rama: Për ju që qarkulloni me makinë matanë detit

Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali,
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama përmes një fotoje të postuar në Facebook, ka bërë me dije se është zyrtarizuar marrëveshja me Italinë për njohjen e patentave shqiptare.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosën sot për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.

Nëshkrimi i saj është edhe hapi i fundit i kësaj marrëveshjeje.

Rama shkruan në Facebook se "Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them".

Të fundit