Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fiskalizimi i tregut online, qeveria miraton vendimin

Fiskalizimi i tregut online, qeveria miraton vendimin

Qeveria ka marrë sot një vendim me të cilin synon "të fusë në shina" tregun elektronik. Këshilli i Ministrave u mblodh sot dhe miratoi një vendim për mbrojtjen e konsumatorët.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj numri i faqeve online që ofrojnë produkte dhe shërbime është rritur gjatë pandemisë. Sipas saj, vendimi parashikon saktësimin e disa elementëve si periudha e kthimit të mallrave apo lëshimin e faturave.

Ajo bëri me dije se do të ngrihet një ekip që në bashkëpunim me institucione të tjera do të gjurmojë faqet online, të cilat nuk funksionojnë si biznese fizike dhe që nuk janë subjekt tatimor.  

"Sot miratuam një vendim të rëndëishëm që lidhet me mbrojtjen e konsumatorit në fushën e tregtimit online. Ka pasur shumë zhvillime gjatë viteve të fundit në dixhitalizim dhe investime në sektorë të ndryshëm në këtë fushë.

Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë elektronike. Gjatë periudhës së pandemisë kemi patur një rritje të fluksit të kësaj kategorie, por duket se dhe pas pandemisë konsumatorët kanë vijuar  ta përdorin këtë formë.

Vendimi parashikon disa saktësime për elementët që duhet të kenë  kontratat me qëllim që konsumatori kur blen një produkt online të jetë i mbrojtur. Ka të bëjë me saktësimin  e periudhës së kthimit të mallrave që tashmë është 14 ditë. Nëpërmjet këtij projektvendimi ka një siguri më të lartë sa i përket pagesave nga ana e konsumatorit. Kemi ngritur një ekip që ka për qëllim të gjurmojë këto subjekte dhe transaksionet që kryejnë", tha ministrja.

Të fundit