Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fitoi bashkinë në Durrës, Sako: Ka patur ndikim edhe përçarja në PD

Fitoi bashkinë në Durrës, Sako: Ka patur ndikim edhe

Emirjana Sako, u shpall fituese e bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura dje.

E ftuar në ‘Opinion’, Sako tha se një rol në fitoren e PS në këtë bashki ka luajtur edhe përçarja në PD.

Rezultati i Durrësit është shumë i mirë. Kemi pasur rreth 58% si PS dhe që një diferencë shumë të thellë me dy kandidatët të marrë së bashku. PS është një parti shumë e organizuar dhe kemi pasur mundësi të kishim mundësi të kishim rezultatet e kësaj pune. Ka pasur dhe një rol kjo çarje po diferenca që ka Bashkia e Durrësit me PS me dy kandidatët e tjerë është tejet e madhe, janë mbi 11 mijë vota.

Në këto zgjedhje kemi pasur rezultat thuajse pozitiv. Në qoftë se e krahasoj me zgjedhjet e 2021, PD ka pasur 2 apo 3 zona ku ka pasur rezultat më të mirë.

Është një vit i shkurtër, prioriteti që do kemi mbetet programi i rindërtimit dhe fillimi i projekteve të tjera të mëdha”, tha Sako.

 

Të fundit