Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Jo vetëm fitoren, Vangjel Tavo e paska ditur edhe diferencën e votave
Me 5022 vota, Vangjel Tavo u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.
Pas shpalljes se fitores, krah Blendi Klosit, Tavo u shpreh me bindje se e dinte që do të fitonte, madje duke treguar edhe diferencën e votave.
Tavo ripërsëriti ftesën drejtuar kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, për t’u bërë nënkryetar i bashkisë.
“Sot fitoi Himara, fituan himariotët. Na besuan vijimësinë e mandatit 2023. Që sot nisim punën për të gjithë atë që I kemi premtuar banorëve. Problemet nuk kanë ngjyrë e as Himara nuk ka ngjyrë. Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar. Të them të drejtën e prisja fitoren me 1200 - 1300 vota”, u shpreh Tavo.