Flash News

Ditari i Maxhorancës

Flakët në Dukat dhe Mirditë nuk kanë më rrezikshmëri, Peleshi njofton aktivizimin e një vatre të re zjarri

Flakët në Dukat dhe Mirditë nuk kanë më

Zjarri në fshatin Dukat i Ri, nuk paraqet aktualisht rrezikshmëri në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa shtoi se rrezikshmëria ka kaluar edhe në fshatin Thirrë dhe Munellë-Domgjon në Mirditës.

Peleshi shton se po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit. Ai thotë se është izoluar dhe po mbahet nën kontroll zjarri në masivin me pisha në Krushovë të Voskopojë,  malin e Tomorrit, Corrush të Mallakastrës dhe Bogë të Shkodrës.

Ministri njofton se një vatër e re është aktivizuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar zjarrfikësit e Kukësit.

Të fundit