Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fluturimet me charter, reagon sërish Rama: Kanë kushtuar më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë

Fluturimet me charter, reagon sërish Rama: Kanë kushtuar më pak

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat për udhëtimet e tij jashtë vendit me avion që sipas kryedemokratit, Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro.

Në një postim në Twitter, Rama thekson se udhëtimet e tij  kanë kushtuar më pak se gjysma e shpenzimeve qe Berisha ka bere në kohën kur ishte kryeministër.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2012 226.893Lek të reja 2020 193.331Lek të reja.

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkruan me tej Rama.

Të fundit