Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fola direkt me Erdogan-in’, Rama takon policin e plagosur në protestë pas ndërhyrjes në Turqi: Pa mjekët në Tiranë, s’mund t’i shpëtohej syri  

“Fola direkt me Erdogan-in’, Rama takon policin e plagosur në

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij policin Fadil Allaraj dhe familjarët e tij, pas ndërhyrjes së specializuar në një spital në Turqi, pak ditë pasi u plagos në njërin sy gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodian Rashës.

Rama foli me policin, i cili thotë se operacioni i zgjati 6 orë dhe se ka dalë me sukses.

Rama: Si je?

Allaraj: Mirë, operacioni zgjati 6 orë. Syri kisha patur dëmtime që nuk dukej në aparate, por e shpëtuam.

Rama-babait të policit: Ta dhashë fjalën, ishe pak dyshues

Babait të policit: Ti je prind, ke fëmijë, mendova se do vonohet puna, desh zoti e çove urgjent në Turqi.

Mjeku turk tha punën më të mirë e bënë mjekët tanë.

Rama: Atë natë fola direkt me presidentin, ai menjëherë dha urdhër se ajo që shpesh nuk duan ta kuptojnë njerëzit është se spitali ynë ka bërë fazën e parë , shpëtimi i masës së syrit. Më pas kjo ndërhyrje u bë në spitalin e ushtarakëve i specializuar. Pa fazën e parë do ishte pamundur të shpëtohej. Fjala që morëm ne ishin të kënaqur me rezultatin.

Mjekët tanë paragjykohen shumë padrejtësisht, ata thanë se kjo ndërhyje bëhet në disa vende të botës. por në spitalet e specializuara.

Të fundit