Flash News

Ditari i Maxhorancës

Foto/ Deputeti socialist takon në Kuvend biznesmenin e arrestuar Ilir Rrapaj

Foto/ Deputeti socialist takon në Kuvend biznesmenin e arrestuar Ilir

Teksa në Kuvend mbahej mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Check Up dhe Sterilizimin, deputeti socialist Vullnet Sinaj është fotografuar duke biseduar me biznesmenin e arrestuar Ilir Rrapaj.

Ky i fundit është arrestuar pas hetimeve për koncesionin e Sterilizimit.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e quajti skandal dhe të ndaluar takimin mes Sinajt dhe Rrapajt. Ajo tha se socialisti mund ta takojë biznesmenin në burg, por jo në ambientet e Kuvendit.

Rrapaj është shfaqur i veshur me kostum dhe atlete të bardha, stil ky i ngjashëm me kryeministrin Rama.

Foto/ Deputeti socialist takon në Kuvend biznesmenin e arrestuar Ilir

Të fundit