Flash News

Ditari i Maxhorancës

FOTO / Rama "fshin" Rilindjen dhe në selinë e PS-së

FOTO / Rama "fshin" Rilindjen dhe në selinë e PS-së

Pas 8 vitesh në pushtet, duket se kryeministri Edi Rama ka vendosur ta braktisë idenë e tij të "Rilindjes". Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet më 8 Mars, Rama iu rikthye logos tradicionale të Partisë Socialiste, duke e mbajtur në sfond gjatë konferencës.

FOTO / Rama "fshin" Rilindjen dhe në selinë e PS-së

Por, "Rilindja" është hequr nga sfondi dhe në pjesën ballore të selisë rozë. Socialistët e kanë zëvendësuar atë me foton e kryeministri Edi Rama me maskë dhe me sloganin për zgjedhjet e 25 prillit, “Shqipëria e ardhmja jonë”.

Kryesocialisti duket se ka vendosur ta heqë logon dhe sloganin e "Rilindjes" për tu mos u shfaqur si i vjetër në sytë e publikur, pasi e ka përdorur për 8 vite në qeverisjen e tij.

FOTO / Rama "fshin" Rilindjen dhe në selinë e PS-sëFOTO / Rama "fshin" Rilindjen dhe në selinë e PS-së

Të fundit