Flash News

Ditari i Maxhorancës

Foto/ Rama pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë, nis takimin me Kurtin

Foto/ Rama pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë, nis

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Albin Kurti.

Pas përfundimit të ceremonisë, Rama dhe Kurti nisën takimin, i cili vjen në një moment ku tensionet në kufi me Serbinë janë rritur dhe kur raportet nuk kanë qenë 'të ngrohta' për shkak se Kosova e ka kundërshtuar nismën "Open Balkan".

Ceremonia e pritjes u zhvillua në sheshin “Skënderbeu”. Rama ishte i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, si ministrat Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Elva Margariti, Evis Kushi etj.

Konferenca e përbashkët Rama- Kurti do të mbahet në orën 10:40 dhe më pas kryeministri do të takojë krerët e opozitës së Kosovës.

Të fundit