Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Frankofil dhe artist në shpirt', Rama intervistë për 'Forbes': Shqipëria nga vendet më pak të prekura nga COVID-19! Europa është e ardhmja jonë
Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për ‘Forbes’, ku është diskutuar për dy çështjet kryesore që prekin Shqipërinë, COVID-19 dhe integrimi në Bashkimin Europian.
Rama është shprehur se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga COVID-19, dhe kjo për faktin se mësoi nga ‘gabimet’ e fqinjëve, si Italia. Sipas kryeministrit shqiptar, një sfidë e vërtetë gjatë përballjes me koronavirus, ishte vendimi për të mbyllur kufijtë.
Mbyllja e kufijëve pati ndikimin e saj jo vetëm në ekonominë shqiptare, por edhe atë globale, mirëpo ajo që e 'shpëtoi ekonominë e Shqipërisë ishte numri rekord i turistëve’, ka thënë ndër të tjera Rama.
Referuar integrimit, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se pavarësisht krizave ekzistencale të këtij Bashkimi Europian, Shqipëria synon anëtarësimin dhe është krejtësisht e angazhuar për plotësimin e kritereve.
“Për ta përmbledhur, më pëlqen të perifrazoj frazën e famshme të presidentit François Mitterrand: ”Shqipëria është atdheu ynë dhe Europa është e ardhmja jonë”. Ne shqiptarët jemi të rrethuar nga vendet që i përkasin të 27-ëve, në fakt thirrja jonë është të vendosim të ardhmen tonë në këtë bashkim”, është shprehur Rama.
Artikulli i plotë i Forbes:
2020-a është dyfish i paharrueshëm për Shqipërinë, e cila dallohet midis vendeve më pak të prekura nga Covid-19 dhe të cilës i është dhënë statusi i kandidatit zyrtar për Bashkimin Evropian. Toka e Shqiponjave po lulëzon, falë dinamizmit të mishëruar nga Kryeministri i saj Edi Rama. Frankofili dhe artisti në zemër, Edi Rama u fut në politikë “rastësisht”. Sot, ky njeri i zgjuar po ndërton taktika për tu bërë pjesë e tregut Digital Nomad Digital.
Forbes: Si po e përballon Shqipëria këtë krizë shumëplanëshe në botë? Cilat janë masat tuaja për të mbështetur ekonominë dhe popullatën?
Rama: Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga Covid-19. Ne e vlerësuam shumë shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e gjendjes shëndetësore te fqinjët tanë italianë. Ne u mbyllëm para shumë të tjerëve. Mbyllja e kufijve dhe pasja nën kontroll e gjithçkaje ishte një sfidë e vërtetë! Përtej çështjes së paprecedent të shëndetit publik, ne nuk kemi dashur të braktisim projektet tona kryesore ekonomike. Në drejtim të modernizimit të infrastrukturës sonë dhe rindërtimit sepse, sa për kujtesë, Shqipëria u dëmtua në mënyrë dramatike nga një tërmet i nëntorit të vitit 2019. Dhe kjo, disa muaj para se OBSH të shpallte emergjencën ndërkombëtare ndaj epidemisë Covid-19, që është shndërruar në një pandemi globale…
Gjatë kësaj periudhe, qeveria jonë vazhdoi të paguante qiratë e popullatës së prekur që duhej të zhvendosej, të financonte rindërtimin e 100 shkollave apo edhe disa prej thesareve tona të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara seriozisht. Gjatë izolimit, ne gjithashtu u përqendruam te bizneset duke subvencionuar papunësinë dhe duke mbështetur bizneset e vogla. Këto investime të drejtuara mirë na kanë lejuar të jemi të qetë.
Toka e Shqiponjave priti një numër rekord vizitorësh nga Ballkani, Europa Lindore dhe Italia gjithashtu.
Forbes: Ju jeni kulturalisht shumë afër Italisë. Ka shumë ndikime nga pikëpamja arkitektonike, gastronomike ose gjuhësore.
Rama: Po, Shqipëria dhe Italia kultivojnë një marrëdhënie shumë të veçantë. Çizmja (Italia – shën. i përkth.) është investitori ynë i parë. Italia po na mbështet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ne jemi të angazhuar në një dinamikë të mirë për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE. Këtë vit, ne kemi bërë një hap përpara me njohjen zyrtare të kandidaturës sonë, pavarësisht nga një kontekst shumë i ndërlikuar në nivelin global dhe europian… Për ta përmbledhur, më pëlqen të perifrazoj frazën e famshme të presidentit François Mitterrand: ”Shqipëria është atdheu ynë dhe Europa është e ardhmja jonë”. Ne shqiptarët jemi të rrethuar nga vendet që i përkasin të 27-ëve, në fakt thirrja jonë është të vendosim të ardhmen tonë në këtë bashkim. Unë nuk dua ta shoh Shqipërinë të bëhet një objekt zilie për aktorët e fuqishëm që veprojnë jashtë kufijve evropianë. Fuqi, të cilat, për më tepër, nuk ndajnë të njëjtat standarde të demokracisë si BE.
Forbes: Siç e dini, aktualisht ka shumë mosbesim ndaj Bashkimit Evropian. Euroskepticizmi po fiton terren. Pavarësisht këtij konteksti, Evropa mbetet ende një objektiv i fundit për vendin tuaj?
Rama: Absolutisht dhe unë e pohoj fort këtë. Unë mendoj se midis brezit të ri të evropianëve, shumë kanë harruar pse u krijua Bashkimi Evropian. Është për të ardhur keq që disa njerëzve u mungon kjo ndjenjë e historisë. Evropa ka sjellë paqe dhe prosperitet! Ndërsa shqiptarët, të çliruar nga zgjedha komuniste në vitet ’90, ne e shohim Evropën si një vend të lirisë dhe stabilitetit.
Është gjithashtu e dobishme të kujtohet se nëse Evropa ka peshë sot, kjo është për shkak se është e unifikuar. Individualisht, si mund të peshonin fqinjët tanë përballë fuqisë së BRICS-it, me Kinën në mendje? Uniteti është forcë.
Sa për këto kriza ekzistenciale që po kalon BE, unë mund të ndaj vetëm vizionin e Emmanuel Macron. Presidenti juaj ka të drejtë që dëshiron të përparojnë 27 vendet përmes ndikimit të ”qarqeve”, si çifti franko-gjerman, sepse fati i këtyre dy vendeve është të vendosin veten në pozicionin e lokomotivës. Mekanizmat duhet të zhvillohen qartë për të kapërcyer bllokimet e kryera nga “vendet e vogla”. Kjo është bindja ime.
Forbes: Shoh se ju jeni duke ndjekur nga afër veprimin e presidentit tonë. Siç e dini, Emmanuel Macron gjithmonë ka pasur ambicien për ta bërë Francën një vend Start-Up. Si punoni për të inkurajuar sipërmarrjen?
Rama: Po, unë jam shumë i interesuar për atë që po ndodh në Francë. Një vend në të cilin kam jetuar, të cilin e njoh dhe me të cilin jam i lidhur. Unë jam gjithashtu i bindur që ne duhet ta marrim këtë kthesë për brezat e ardhshëm. Veprimi im bazohet në disa akse për t’i ofruar Shqipërisë diçka tjetër përveç një horizonti të ashpër në sektorin e prodhimit. Qëllimi është të krijojmë produkte me vlerë të shtuar të lartë për të inkurajuar krijimtarinë, kërkimin dhe zhvillimin midis shqiptarëve. Ne mbështesim fillestarët përmes mekanizmave të ndryshëm siç është një platformë digjitale kushtuar tyre. Në këtë hapësirë, sipërmarrësit mund të raportojnë bllokime burokratike drejtpërdrejt te qeveria. Ne përqendrohemi në transparencën e jetës politike dhe publike, por edhe në dematerializimin e procedurave profesionale dhe private.
Në të njëjtën kohë, ne jemi në proces të ndryshimit të legjislacionit për të ndërtuar një ekosistem financiar, i aftë për të tërhequr liderë ndërkombëtarë nga teknologjia dhe financat (tregtarët, për shembull) përmes stimujve dhe masave konkurruese. Ambicia jonë është të ndërtojmë një “Zonë të Lirë”, mbi bazën e asaj që mund të ekzistojë në Dubai. Në veçanti, ne jemi duke finalizuar një ligj që synon ”Digital Nomads”, së shpejti ata do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një status pa taksa, nga një aeroport i ri ndërkombëtar në qytetin bregdetar të Vlorës, në Rivierën Shqiptare. Toka e Shqiponjave është padyshim një vend ku jeta është e mirë, një nga vendet më me diell në kontinent, një kosto jetese shumë më e ulët sesa e fqinjëve tanë në BE, aq sa shumë pensionistë italianë të vendosen në Shqipëri ku po blejnë një shtëpi të dytë. Kaq shumë përparësi nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së disa kompanive shumëkombëshe, të cilat kanë gjithnjë më shumë gjasa të investojnë tek ne, si për shembull udhëheqësi i industrisë botërore të hotelerisë ”Marriott”.
Forbes: Ju keni pasur rezultate të shkëlqyera në drejtim të përmbysjes së kurbës së papunësisë dhe udhëheqjes së një politike shumë ambicioze për vendin tuaj. Megjithatë, keni ardhur në politikë krejt rastësisht.
Rama: Jam një politikan rastësor! Gjithmonë jam përmbushur nga jeta ime si artist, piktor dhe profesor i Arteve të Bukura, aq sa kurrë nuk kam pasur ambicie për të ushtruar profesionin e kryeministrit! Të qenit në një zyrë gjatë gjithë ditës me telefonata dhe mesazhe të vazhdueshme sigurisht që nuk ishte dëshira ime kryesore. Por, jeta shpesh ka plane të tjera për ju … Unë hezitova për një kohë të gjatë para se të hyja në politikë kur më ofruan një post ministror. Më në fund, u nxita nga ideja e të ndjerit i dobishëm për vendin tim: Shqipëria kishte një të kaluar shumë të vështirë, më e vështira nga të gjitha vendet komuniste, kështu që unë isha i etur të merrja pjesë në rinovimin e saj, në marshimin drejt progresit dhe lirisë. Përgjegjësia e udhëheqjes së qeverisë së vendit është nderi më i madh i mundshëm! Vendi ynë po ndryshon çdo ditë për t’u bërë i denjë për familjen e madhe europiane.
Forbes: Si i keni marrëdhëniet me pushtetin?
Rama: Më parë, kur kam qenë kryetar i bashkisë së kryeqytetit Tiranë, nuk përballesha me të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat kritika. Puna ime tërhoqi më shumë mbështetje dhe më lejoi të marr çmimin e “Kryetarit të Bashkisë më të Mirë në Botë” në 2004. Sot, si Kryeministër, unë jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit sepse bëhet fjalë për fillimin e reformave strukturore në nivel kombëtar… Ju duhet të jeni shumë bindës dhe i durueshëm në shpjegimin e meritave të veprimit tuaj. Më në fund, do të huazoj një citim tjetër nga presidenti Mitterrand i cili ka folur, dhe me të drejtë, për ”vetminë e udhëheqësit”.
Ishte e vërtetë dje, është e vërtetë edhe sot.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38