Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fshehu dënimin në Greqi, merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku i PS

Fshehu dënimin në Greqi, merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku i PS

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK.

Ai akuzohet se fshehu dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.

Më heret, avokati i tij Theodhori Sollaku tha se klienti i tij nuk është marrë i pandehur por është për një kallëzim.

Nga ana tjetër Sollaku shtoi se mosdeklarimi i Hajdarit për dënimin në Greqi erdhi si një arsye e cila nuk kishte vlerë ligjore.

Megjithatë, dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Ishte koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ që kërkoi verifikimin e pastërtisë së figurës për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Për këtë cështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar. Pas Qerim Ismailajt të Mallakastrës, ky është rasti i dytë që KQZ vendosë për vijimin e mandatit.

 

Të fundit