Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pasi fshiu fotot me Alex Soros, Rama thotë se janë spekulime: Krenar për miqësinë me të

Pasi fshiu fotot me Alex Soros, Rama thotë se janë spekulime: Krenar

Pak ditë më parë, në profilin e Ramës në Instagram u vu re mungesa e fotove të kryeministrit me mikun e tij, Alex Soros. Rama, për arsye që nuk dihen, i fshiu të gjitha postimet që kishte me Soros.

Rama është pyetur nga komentuesit gjatë bashkëbisedimin “Sy m’sy” në Facebook, për fotot që Alex Soros kishte rikthyer në Instagram.

Kryeministri i quajti të gjitha lajmet propagandë dhe histori me kukulla, duke treguar me krenari se George dhe Alex Soros janë dhe do të mbeten miqtë e tij.

“Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë.

Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me ta por nuk bëj spekulime abuzime me miqtë dhe mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin.

Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që  kjo është mëse e vërtetë. mKëto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”, u shpreh Rama.

Të fundit