Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fund historisë së një çmendurie kolektive”, Balla: Gjobë kush shet dhe hedh fishekzjarrë në mesnatë

“Fund historisë së një çmendurie kolektive”,

Është firmosur sot marrëveshja e përbashkët mes 3 ministrive, asaj të Brendshme, të Turizmit dhe Shëndetësisë për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara.

Ministri Taulant Balla tha se marrëveshja parashikon ndalimin e zhurmave nga lëndër piroteknike apo fishekzjarrët dhe kërkoi nga policia të zbatojë rregullin për personat që hedhin fishekzjarrë në mesnatë për festa familjare.

Balla: Zhurmat nga përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike është një njollë e zezë për vendin tonë. Zhurmat në mjedis përpos faktit që përbën një cënim të rendit, përbën edhe shqetësim  për qytatarët dhe cënon imazhin e Shqipërisë në syrin e turistëve të huaj.

Policia e Shtetit është përgjegjëse për marrjen e masave dhe ruajtjen e qetësisë publike.

Përmes këtij udhëzimi të përbashkët sot, përcaktojm kufirin e lejimit të zhurmës, që duhet të respektohen nga individë dhe biznese.

Do të ndëshkohen me gjobë kushdo dhe krahas dënimit me gjob, mund të vendoset edhe mbyllja e përkohshme ose e përhershme e veprimtarisë së biznesit.

Duke qenë se jemi afër festave të fundvitit, sa i përket fishekzjarreve, kam kërkuar që Policia e Shtetit të shtojë kontrollet. Ligji ka përcaktuar një afat 15 ditor për tregtimin e materiale piroteknike, nga data 15 dhjetor deri në 1 janar dhe përdorimi i tyre në datat 27 dhjetor deri në 1 janar.

Besoj që këto festa fundviti do të jenë edhe fundi i historisë së një çmendurie kolektive, ku në një Tiranë me 1 milion banore, i bie që 3 mijë persona ta kenë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe mendoni sikur këta të hedhin nga një fishekzjarr në mes natës, çfarë zhurme shkaktohet.

 

Të fundit