Flash News

Ditari i Maxhorancës

Furgoni me pako nga rezervat e shtetit, reagon kandidati i PS: Ishin ndihma për familjet në nevojë

Furgoni me pako nga rezervat e shtetit, reagon kandidati i PS: Ishin ndihma

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar pas denoncimit që bëri kandidati i opozitës, Miftar Dauti, se djemtë e Mulajt po shpërndanin pako ushqimore nga rezervat e shettit për fushatën zgjedhore.

Mulaj ka reaguar për Euronews Albania ku ka mohuar që të kenë lidhje me fushatën zgjedhore. Siç pretendon Mulaj, pakot po ngarkoheshin kanë qenë ndihma për Natën e Kadrit të cilat do të dërgoheshin në magazinën e bashkisë.

Mulaj e ka cilësuar një tymnajë që bëhej gjoja për skandal për blerje votash.

“Është e vërtetë që furgoni i djalit tim është gjetur te magazina e bashkisë. Por fakti që djali im është gjetur aty nuk është kjo pjesa që e akuzojnë se është kapur në vendngjarje. Unë nuk e di çfarë vendngjarje është ajo?! Mbrëmë ka qenë Nata e Kadrit dhe ato ndihma që po ngarkoheshin në furgonin e djalit tim kanë qenë për të marrë ato ndihma dhe për t’i çuar te magazina e bashkisë.

Personi përgjegjës në bashki ka një listë me familjet në nevojë të cilave u jepen ndihma për Natën e Kadrit, siç bëhet çdo vit. Është një gjë që mua më vjen zor për zhurmën që po bëhet për asgjë. Është një tymnaje që gjoja po bëhet një skandal për blerje votash. Furgoni i djalit tim nuk është ndaluar në rrugë nga ky zotëria, është parkuar vetë në qytet”, tha ai.

Të fundit