Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Gafa" e Ramës, ngatërron presidentët e SHBA-së

"Gafa" e Ramës, ngatërron presidentët e SHBA-së

Kryeministri Edi Rama ka publikuar podkastin e radhës ku kishte të ftuar modelen shqiptare, Emina Cunmulaj.

Mirëopo gjatë bashkëbisedimit, Rama bëri një gafë ku ngatërroi presidentët amerikanë, Reagan me Roosevelt. Kryeministri, i cili gjithmonë shfaqet duke bërë ironi apo duke shmangur gafat me të qeshur, këtë herë “ra brenda” edhe vetë pa e vënë re.

“Se njerëzit kujtojnë se të merresh me politikë, është të jesh vetëm politikan, është vetëm të jesh deputet, është vetëm të jesh i përzim drejtpërdrejt dhe përditë, jo! Të merresh me politikë është të jesh një qytetar i mirë. Se nuk e di cili prej presidentëve amerikanë, kam përshtypjen Ronald Reagan, thoshte nuk mjafton një njeri i mirë për të bërë një qytetar të mirë. Njeriu i mirë është për veten dhe njerëzit rreth tij, qytetari i mirë është edhe për jashtë pragut të shtëpisë, që thotë fjalën apo jep kontributin”, tha Rama.

Në fakt shprehja që Rama citoi, nuk është thënë nga Reagan, por nga Roosevelt. “Një qytetar i mirë nuk është një qytetar i mirë nëse nuk është qytetar i angazhuar”, është shprehja e thënë nga Theodore Roosevelt.

 

Të fundit