Flash News

Ditari i Maxhorancës

Garda rrethon Parlamentin me gardh, Shehu: Shfaqje e turpshme

Garda rrethon Parlamentin me gardh, Shehu: Shfaqje e turpshme

Deputeti demokrat Tritan Shehu e ka cilësuar një shfaqje të turpshme rrethimin e Parlamentit me gardh.

Në një prononcim për mediat, Shehu u shpreh se kjo nënkupton shkatërrimin e parlamentarizmit

“Të shkatërrosh parlamentarizmin, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është turpi i botës. Opozita ka vetëm një rrugë, mosbindja civile.

Vetëm lëvizja popullore bën efekt ndaj regjimit. Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje e turpshme”, tha ai.

Të fundit