Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gardianët e kërcënuar nga 'të fortët' e burgjeve, urdhri i ‘Drejtësisë’: Mbrojtje për familjen dhe pronën; dokumentet që iu duhen

Gardianët e kërcënuar nga 'të fortët' e

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një udhëzim të ri për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e burgjeve të cilët janë të rrezikuar nga kërcënimet.

Sipas udhëzimit, punonjësit e burgjeve dhe eprorët e tyre të cilëve iu rrezikohet jeta dhe siguria vetjake, por edhe ajo e familjarëve, do të merren në mbrojtje nga strukturat e Posaçme të Policisë së Burgjeve.

Punonjësi apo eprori i kërcënuar duhet të paraqesë një kërkesë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kërkesa do të shqyrtohet në kuadrin e 24 orëve. Pas verifikimit, do të vendoset nëse punonjësit apo eprorit i takon ose jo urdhër mbrojtjeje.

Pasi të jetë caktuar urdhri i mbrojtjes ndaj ‘të kërcënuarit’, ai duhet të paraqesë një dokumentacion shtesë ku vërteton se jeta dhe siguria e tij, familjes dhe pronës vetjake, është në rrezik. Në rast se i refuzohet mbrojtja, mund t;i drejtohet gjykatës për të ankimuar vendimin.

Gardianët e kërcënuar nga 'të fortët' e
Foto/ Vendimi i marrë nga Ministria e Drejtësisë

 

Të fundit