Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gaz lotjsellës i skaduar dhe dhunë policore, Rama sulmon qytetarët në protestë: Mercenarë e rrugaçë…

Gaz lotjsellës i skaduar dhe dhunë policore, Rama sulmon

Protesta e opozitës, e zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, u shoqërua me një nivel dhune të paprecedentë ndaj qytetarëve të pranishëm, përfshirë gra dhe fëmijë të mitur. Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar që prej vitit 2023, si ndaj protestuesve ashtu edhe ndaj gazetarëve që raportonin nga terreni.

Në një reagim në platformën X, kryeministri Edi Rama zgjodhi të sulmojë opozitën dhe qytetarët që protestuan kundër tij dhe korrupsionit qeveritar, duke i etiketuar si “mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që maskohen, armatosen me molotovë, thyejnë e djegin, plagosin punonjës policie dhe shkatërrojnë prona”.

Ndërkohë, për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar – fakt i denoncuar ‘live’ nga deputetë të opozitës dhe gazetarë në terren – kryeministri ka zgjedhur heshtjen.

Po ashtu, dhuna ndaj një gruaje dhe një fëmije 10-vjeçar nuk përbën, sipas Ramës, një akt të paprecedentë, përballë asaj që ai e cilëson si “sulm ndaj shtetit”.

Në vend të një reagimi mbi proporcionalitetin e forcës, ligjshmërinë e mjeteve të përdorura dhe sigurinë e qytetarëve, Rama preferon të relativizojë dhunën dhe të kriminalizojë protestën, duke shmangur çdo përgjegjësi institucionale.

Të fundit