Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Gazetari në kohë krizash”, Rama: "Fake news" ka minuar lirinë e fjalës, duhet të reflektojmë mbi kaosin

“Gazetari në kohë krizash”, Rama: "Fake news" ka

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e Konferencës së OSBE për Evropën Juglindore “Gazetari në kohë krizash”, ku foli për lirinë e shprehjes dhe medias.

Kryeministri i mëshoi përhapjes së “fake news” në internet me ritme të shpejta duke theksuar se një liri e përhapjes mund të cenojë lirinë e njerëzve. Sipas Ramës, përhapja e lajmeve të rreme në internet priret të jetë kundër logjikës së gazetarisë reale që bazohet në misionin për të përfaqësuar një fuqi të katërt.

“Më duhet të pranoj se nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar në këto takime, për shkak të opinioneve të mia të cilat ndryshojnë nga ata që janë politikisht korrekte, kur bëhet fjalë jo për lirinë e medies, por kur bëhet fjakë se si në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë drejt këtij koncepti të lirisë ndodhin. Po i referohem saktësisht përhapjes në internet të lajmeve të rreme. Të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër logjikës kur vjen fjala për gazetarinë reale që bazohet në të vërtetë, në kontrollin e fakteve dhe burime të qarta, e cila sigurisht që mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt reale. Mendoj që ka një vijë mjaft të hollë dhe padyshim është përherë e rrezikshme të përpiqemi t’i kombinojmë e t’i bëjmë të dyja bashkë të jetojnë në harmoni. Nga njëra anë për të respektuar lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër lirinë e gazetarëve. Unë mendoj se kur vjen fjala për lirinë në internet liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar lirinë e fjalës dhe liria e përhapjes s’mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet se të bëhet për të gjetur mënyrën se si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Mendoj që na duhet të reflektojmë. Përmes lirisë së përhapjes mund të preken shumë grupe njerëzore dhe shumë grupe në nevojë dhe shumë pjesë të dobëta të organizimit të shoqërive tona,” ka thënë Rama.

Të fundit