Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj nga Kuvendi: Ne të PD-së na ka lodhur pushteti i munguar

Gjekmarkaj nga Kuvendi: Ne të PD-së na ka lodhur pushteti i munguar

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj foli sot në Kuvend për situatën që po kalon PD. Ai tha se nuk është thjesht krizë, por një tregues i fortë antropoligjik i kulturës politike në vend.

Sipas deputetit, është e bllokuar mes ideve të reja dhe tabuve të vjetra. Gjekmarkaj tha se demokratët i ka lodhur pushteti i munguar.

“Ajo që po ndodh në PD nuk është thjesht një krizë, por një tregues i fortë antropoligjik i kulturës politike në vend. Kjo krizë nuk mund ti ikë kësaj sallë. PD ka lindur si parti që iu kundërvënë absolutizimit. Teksa bënte këtë beteje shpejt binte vet në pozita absolutizmi. Sot pas 32 vitesh ajo është në një kapërcyell mes ideve të reja dhe tabuve të vjetra, individëve të kohës.

Në konfliktin disa mujor nuk jemi sot në këtë pikë për fat të keq, se përplasen dy mentalitet, një i ri e një i vjetër. Në këtë pikë na ka çuar lufta civile brenda të njëjtit mentalitet.

Në PD sot nuk ka tabu, nuk ka as mite, thjesht një muze i përkohshëm. Zërat e shumta i japin fytyrë krizës, por edhe mund ta zgjidhin atë.

Ne të PD na ka lodhur pushteti i munguar, me shpresën se kjo do të ndryshojë kulturën politike në vend, kjo ndodh nëse turma nuk kërkon kokën e Sokratit. Përballë kemi një absolutizëm interesash, hermetizëm, pushtetin dhe nënshtrimin ndaj tij”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit