Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjici s*ks në zyrë, ndjekësit shpërthejnë në ironi: Kryetar i palodhur, vetëm përpara

Gjici s*ks në zyrë, ndjekësit shpërthejnë në

Një video me përmbajtje erotike është shpërndarë në rrjetet sociale dhe mediat online këtë të Premte, ku një ndër dy protagonistët është kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Pamjet kanë sjellë reagimin e qytetarëve të shumtë. Interesimi i ndjekësve ka qenë i shumtë për tu shprehur lidhur me ngjarjen, aq sa opsioni për të komentuar në këtë postim është bllokuar nga ana e personave që menaxhojnë llogarinë e Gjicit.

Megjithatë, komentuesit kanë shfrytëzuar postimet e tjera për të shprehur revoltën dhe ironinë e tyre.

Pas publikimit të pamjeve, Gjici ka njoftuar dorëheqjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e plotë në FB, Safet Gjici shkruan:

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Të fundit