Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmon Berishën e Bashën, Gjiknuri-demokratëve: Kam një mesazh për ju

Sulmon Berishën e Bashën, Gjiknuri-demokratëve: Kam një

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri iu ka kërkuar sërish demokratëve që të votojnë PS-në. Në një takim me strukturat në Rrogozhinë, Gjiknuri tha se “përçarësit” e PD-së nuk meritojnë të marrin asnjë votë.

Ai tha se PS synon të marrë 50+1 përqind të votave, më shumë sesa PD dhe “Shtëpia e Lirisë”. Edison Memolla është kandidati i PS-së për bashkinë e Rrogozhinës.

"Qytetarët shpesh thonë: hë se kjo punë është e mbaruar, se ata dy po zihen kush do zërë vendin e dytë apo vendin e tretë. Por ne nuk e duam djalin tonë ‘aksident’, ne e duam me votën popullore të Rrogozhinës. Këtë duhet t'ja thoni çdo socialisti. Shkoni trokitini edhe atij që është demokrat: O vlla nga këta tre që janë, kush duket më i miri?

Unë e kam një mesazh edhe për demokratët: Edhe t'i që do Partinë Demokratike, a do ta bashkosh PD-në? Voto Edin, që ta kuptojnë ato dy, dy përçarësit, se nuk kanë asnjë votë.

Ne duhet t’i japim shumicën Edisonit pavarësisht nga ‘brava’, ‘anti-brava’ që kanë dalë me garën e tyre. Nuk kemi punë me ata ne. Ne duam që ky të marrë 50+1 përqind të votave më shumë sesa ata të dy bashkë", u shpreh numri dy i PS-së.

 

 

 

Të fundit