Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri i bën daljen Dritan Lelit: Në Vlorë kemi zv.kryetaren e Bashkisë, kryefjala e turizmit është pastrimi

Gjiknuri i bën daljen Dritan Lelit: Në Vlorë kemi zv.kryetaren e

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ka filluar një përplasje mes PS-së dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Lelit, pasi ky i fundit refuzoi kryeministrin Rama për të kandiduar për deputet. Pas këtij momenti, ai është përjashtuar nga PS dhe është sulmuar shpesh nga zyrtarët socialistë të qytetit bregdetar.

Këshilli Bashkiak e thirri para pak ditësh Dritan Lelin në një mbledhje urgjente në Teatrin ”Petro Marko” që të jepte llogari për punët e pabëra në qytet, por kryebashkiaku refuzoi të bëhej pjesë e takimit duke i vënë në dukje këshillit se po shkelte masat anti-covid.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri teksa ka vizituar Vlorën është pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Ai tha se në Vlorë gjithsesi është zv/kryebashkiakja.

Teksa ka folur për turizmin Gjiknuri kërkon nga institucionet lokale të bëhet më shumë dhe që kryefjalë e turizmit të jetë pastrami.

"Bashkia t’i kushtojë vëmendje pastrimit. Pastrimi është kryefjala e turizmit. Pa pastrim nuk do të kemi turizmin që presim. Institucionet lokale të bëjnë më shumë. Në Vlorë kemi zëvendës kryetaren e Bashkisë’’- tha Gjiknuri.

Të fundit