Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri i infektuar me COVID-19, Rama flet për gjendjen e tij: Po përballet me armikun e padukshëm

Gjiknuri i infektuar me COVID-19, Rama flet për gjendjen e tij: Po

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, nga ku i ka uruar shërim të shpejtë, drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili është infektuar me koronavirus.

Shefi i qeverisë iu uroi shërim të shpejtë edhe shqiptarëve që po përballen me sëmundjen e COVID-19.

“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.

Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.

Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i”, deklaroi Rama.

Të fundit