Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri 'i mori' postin Ballës, Spiropali: S'është çudi! Nuk e kemi marrë lehtë mandatin e ri

Gjiknuri 'i mori' postin Ballës, Spiropali:

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar largimin e Taulant Ballës nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dhe zëvendësimin e tij me Damian Gjiknurin.

Në një intervistë për emisionin "Kjo javë", Spiroapli nuk e sheh me çudi rotacionin e Ramës teksa thekson se detyra e kryetarit të grupit parlamentar është një nga më të rëndësishmet.

"Nuk është çudi. Janë ndarë përgjegjësitë. Kryetar grupi parlamentar është detyrë nga më të rëndësishmet, sidomos që tani me parlamentin e ri. Sekretari ka punë partiake, kërkon angazhim gjatë gjithë ditës. Po përgatitemi për sfidë të madhe në mandatin e ri, nuk e kemi marrë lehtë. Ashtu si disa nga ministrat që kanë ndryshuar pozicionet nuk janë shkarkuar. Janë disa punë që duhet ti bëjmë dhe ti bëjmë mirë, besimi i qytetarëve nuk duhet nëpërkëmbur. Punët nuk duhen bërë vetëm në funksion të qytetarëve, por edhe të një qeverisjeje të mirë", ka thënë Spiropali.

 

Të fundit