Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri komenton shkarkimin nga Rama: E dija që do sulmohesha

Gjiknuri komenton shkarkimin nga Rama: E dija që do sulmohesha

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri komentoi shkarkimin pak ditë më parë nga kreu i PS në Asamblenë Kombëtare.

I pyetur nga gazetarët nëse ndihej i tradhtuar nga Rama, dhe nëse e kishte lënë atë përballë drejtësisë, Gjiknuri tha se nuk ndihej i braktisur.

Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime. Pas çdo procesi zgjedhor ne i ushtrohemi një procesi analize. Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re.

Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe. Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet”, deklaroi Gjiknuri.

Sa kaq ai u pyet edhe nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik…

E them me bindje se ato vepra janë të gabuara. Ato vepra janë në dobi të publikut, të qytetarëve. Sot në Elbasan ka një vepër që prodhon energji.

Vendimet duhen para në kontekst të gjerë. Nuk ndihem i keqardhur. Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Më pëlqen që ta shoh veten në pozicione prej 360 gradë”, u shpreh ai.

Pas shkarkimit si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, u zgjodh përkohësisht si sekretar i Komanduar Blendi Klosi.

 

 

Të fundit