Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri mohon praninë e krimit të organizuar: Nuk e njoh si problematikë, janë deklarata politike

Gjiknuri mohon praninë e krimit të organizuar: Nuk e njoh si

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka mohuar që në qytetin e Elbasanit të ketë patur ndonjëherë përplasje mes bandave të krimit apo që krimi i organizuar të bashkëpunojë me politikën.

I ftuar në RTSH, Gjiknuri u shpreh se nuk njeh ndonjë problematikë që lidhet me aktivitetin kriminel në qarkun e Elbasanit, duke i konsideruar të gjitha deklarata politike.

Teksa ju referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, Gjiknuri tha se atë ditë pati tensione politike nga të dyja krahët e militantëve partiake.

Gjiknuri mohoi të ketë një treg që kontrollohet nga krimi i roganizuar në Elbasan.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Prej gati një viti, ju jeni drejtues politik i qarkut Elbasan, i cili njihet si zona më problematike për influencën e krimit të organizuar, përfshirë dhe politikën. Cila është eksperienca juaj me këtë qark në lidhje me këtë problematikë? 

Damian Gjiknuri: Nuk e njoh këtë problematikë, sepse unë nuk kam ndonjë marrëdhënie të tillë dhe as nuk di të ketë një shkrirje të tillë të politikës me krimin përtej atyre që deklarohen politikisht.

Gazetarja: Pra po thoni që krimi i organizuar nuk ka asnjë ndikim në Elbasan, megjithëse flitet kaq shumë për të?

Damian Gjiknuri: Mund të flitet shumë, sepse në Elbasan pati tensione politike nga të dyja krahët, por mbi të gjitha nga ato grupime paramilitare që krijoi PD në Elbasan gjoja për të monitoruar procesin e votimit, që përbënë edhe shkakun kryesor të tensionimit të situatës në Elbasan. 

Gazetarja: Ne pamë që policia qendroi indiferente, megjithëse pa shumë parregullsi ligjore atje.

Damian Gjiknuri: Që ka patur probleme, patjetër, por meqë çështja është në hetim... Shteti ka vepruar dhe po të ishte i njëanshëm nuk do të merrte masa edhe ndaj atyre policëve që nuk kanë zbatuar ligjin. Por dua të them që nuk duhet që për shkak të një incidenti, ta veshim gjithë jetën politike të Elbasanit të lidhur me strukturat kriminale.

Gazetarja: Pra, tregu i Elbasanit nuk kontrollohet nga një grup i organizuar kriminal.

Damian Gjiknuri: Tregu? Nuk e di të ketë treg. Nuk e di çfarë do të thotë tregu i madh i Elbasanit.

Të fundit