Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri në Asamblenë e PS: Do jemi të pamposhtur, pse jo të fitojmë të gjitha bashkitë në 2023-shin

Gjiknuri në Asamblenë e PS: Do jemi të pamposhtur, pse jo të

Partia Socialiste po zhvillon sot Asamblenë Kombëtare ku në fokus do të jenë zgjedhjet e reja të kryetarëve socialistë në 61 bashki.

Duke folur per zgjedhjet vendore të 2023-shit, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri shprehu bindjen për fitoren e shumicës së bashkive.

Jam i bindur që kjo parti do jetë përsëri e pamposhtur e do i fitojë pjesën dërrmuese të bashkive pse jo të gjitha, por jam i bindur që pjesa dërrmuese do jetë prapë në drejtimin e PS por kjo do punë e duhet nisur që sot. 

Na pret punë intensive, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi e të ballafaqohemi me njerëzit më të mirë, të shohim ku janë problemet reale e identifikojmë njerëzit e duhur që do udhëheqin partinë”, tha Gjiknuri.

 

Të fundit