Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri ‘ngre’ flamurin e Pavarësisë në Elbasan, Balla ‘e braktis’

Gjiknuri ‘ngre’ flamurin e Pavarësisë në Elbasan,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka udhëtuar sot drejt Elbasanit, qarkun që ai drejton, në ditën e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në këtë qytet.

Teksa shprehu urimet e tij duke përzgjedhur fjalët e Ismail Qemalit, ajo çka u vu re ishte mungesa e sih-drejtuesit politik të këtij qarku, Taulant Balla.

“Më kujton fjalët e Ismail Qermalit kur thoshte se kjo kohë transformimi do të nxjerrë në pah tradhtarët dhe patriotët e vërtetë dhe historia secilit do ti japë vendin e tij. Këto fjalë mbeten të gjalla edhe sot kur Shqipëria është në ditët e mëdha të transformimeve”, u shpreh Gjiknuri.

Lidhur me mungesën e Ballës, në këtë vizitë, Gjiknuri nuk pranoi të jepte shumë komente. “Pyeteni zotin Balla për këtë, mos më bëni më pyetje të tilla”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri foli edhe për zgjatjen e mandateve për organet e vetting-ut. Ai u shpreh se procesi mund të përfundojë edhe me një reflektim nga ana e opozitës, për të dhënë konfirmimin e zgjatjes së afateve.

“Është një proces që ka nisur rrugën e tij, proces mbi palët dhe që kryesisht adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Ka një marrëveshje, një reformë të dakordësuar ka dhe institucione të ngritura që po funksinojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare do të jemi në gjendje tu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike dhe as ndryshime kushtetuese që rrjedhin si dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri.

Të fundit