Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri prezanton Klosin në Vlorë, pse mungoi Arben Ahmetaj?

Gjiknuri prezanton Klosin në Vlorë, pse mungoi Arben Ahmetaj?

Blendi Klosi u prezantua sot si drejtues politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Klosi do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, që mbante më parë këtë post.

I pranishëm në prezantimin e Klosit nuk ishte Ahmetaj, por Damian Gjiknuri. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Ahmetajt, Gjiknuri tha se ishte ftuar në prezantim, por nuk kishte ardhur për shkak të angazhimeve.

“Për këtë është përgjigjur edhe kryeministri, janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore, ku secili lojtar pozicionohet në vendin e tij në mënyrë që skuadra të japë maksimumin e vet. Ahmetaj është lajmëruar, por mesa di ka qenë i angazhuar me punë të tjera”, tha Gjiknuri.

Të fundit