Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri thirrje demokratëve të Durrësit: Votoni Partinë Socialiste që të bashkoni PD-në

Gjiknuri thirrje demokratëve të Durrësit: Votoni Partinë

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Damian Gjiknuri iu ka bërë thirrje demokratëve të Durrësit që të votojnë PS-në për të bashkuar PD-në.

Gjatë prezantimit të kandidatës Emiriana Sakos, Gjiknuri iu kërkoi demokratëve t’u japin një mësim drejtuesve të partisë. Nisur nga kjo, Gjiknuri kërkoi votën e demokratëve për Sakon.

Në Durrës, “Shtëpia e Lirisë” garon me Ardian Mukën, Lulzim Basha me Luan Hotin, ndërsa PS me Sakon.

“Unë kam dhe një thirrje për ata të djathtë demokratë, sepse në fund të fundit Shqipëria kështu është ndarë, i mirëkuptoj disa që mbase nuk e duan Anin, jo si Ani por se nuk e duan, sepse nuk e pëlqejnë Partinë Socialiste; ju jap një këshillë: doni Partinë Demokratike, keni mundësi që ta bashkoni Partinë Demokratike, votoni për kandidatin e PS. Pse?

Të marrin një mësim të dy, sepse dy përçarës të opozitës nuk kanë kurrë të ardhme, prandaj për çdo demokrat këto zgjedhje janë një shans më shumë që t’ia japin votën kandidates së PS, për tu thënë atyre: ne e kemi mbyllur kapitullin me ju. Unë po të isha demokrat këtë do ti këshilloja, vërtetë ata nuk e duan këshillën time, por unë nuk hezitoj ta them atë këtu me ju; prandaj unë besoj se është momenti i duhur dhe Durrësi ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm politikisht”, u shpreh Gjiknuri.

 

Të fundit