Flash News

Ditari i Maxhorancës

GJK shfuqizoi ndryshimet e rregullores, Balla sfidon vendimin: Do t'i rimiratojmë

GJK shfuqizoi ndryshimet e rregullores, Balla sfidon vendimin: Do t'i

Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ndryshimet e Rregullores për komisionet, të miratuara me votat e mazhorancës.

Balla thotë se e ka të pamundur të gjejë një lidhje mes vendimit dhe punës së Kuvendit dhe pretendon më tej se deputetët e kanë votuar ndryshimin me vullnet.

“Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e “të drejtës së shprehjes”, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë. Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim”, shkruan Balla.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi u konstatua se ndryshimet në Rregullore cenonin parimin e demokracisë përfaqësuese dhe procedurat parlamentare, duke shpallur kështu antikushtetuese dispozitat që lidhen me komisionet.

 

Të fundit