Flash News

Ditari i Maxhorancës

GJKKO zgjat paraburgimin për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn me 3 muaj

GJKKO zgjat paraburgimin për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn me 3 muaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zgjasë me 3 muaj afatet e paraburgimit për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Ermal Kurtulajn.

Vendimi është marrë pas kërkesës së SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si SASPAC.

Afati i ri i paraburgimit nis më 4 janar 2025 dhe u miratua nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj. Beqaj dhe Kurtulaj u arrestuan me urdhër të SPAK në korrik të vitit 2024 për akuzat që lidhen me abuzimin me fondet publike.

Hetimet për këtë çështje janë ende në vijim, ndërsa autoritetet theksojnë se zgjatja e afateve është e nevojshme për të siguruar përfundimin e procesit hetimor.

Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin brenda 15 ditëve nga komunikimi i tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të fundit